Skandali tek Onkologjiku/ Koçiu: Mjekët do përballen me ligjin dhe por moralin e turpit! Bardhi: Jep dorëheqjen
Albana Koçiu
Ndjej detyrën morale për të cekur sërish çështjen e famshme të Onkologjikut. Pa diskutim që abuzimi i një grupi mjekësh dhe farmacistësh duke kapërcyer çdo lloj norme dhe njerëzimi, është një akt që meriton ndëshkim administrativ dhe moral. Ka nisur një hetim administrativ dhe ata do të mbajnë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit. Ata që abuzojnë me detyrën, që e trajtojnë jetën njerëzore si mallin e shumicës, do të përballen me pasojat. Do tu hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit nëse do të bëjnë ndërhyrje të tilla. Siç ndodh jo pak herë,
Ti je grua, duhet të ishte ngritur ti e para. Jep dorëheqjen.
Kam lexuar këto ditë çdo qëndrim, çdo gjë. Edhe ato me kritikët që shfrytëzojnë çdo gjë, përfshirë dhe këtë rast, për të hedhur poshtë çdo investim në fushën mjekësore. Çdokush nga ne që ka një eksperiencë mjekësore në sistemin shëndetësor shtetëror, e ka vënë re se si ne e vlerësojmë. Tani i nderuar zoti Bardhi, më dëgjo pak. Ke qenë dhe ministër drejtësie, më dëgjo pak. E di si funksionon shteti? E di që ministria është për të mbështetur me rregulla dhe procedura funksionimin e administratës, flasim çdo ditë për autonomi spitalore, prandaj ka autoritete, ka hierarki.
Burimi