Skandali me fondet e IPARD për bujqësinë/ Bardhi kërkesë për debat në Kuvend
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Parisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar këtë enjte mocion me debat në Kuvend, lidhur me gjetjet e Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF) për vjedhjen e fondeve të bujqësisë. Në kërkesën drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Bardhi shkruan se Kuvendi duhet të marrë masa që të sigurohen mekanizmat e nevojshme që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale dhe që sjellin përfitimin e fondeve nga programi IPARD nga fermerët shqiptarë. Po ashtu, PD kërkon që të miratohet një Rezolutë që parashikon krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar, i cili pasi ka analizuar mangësitë, propozon masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë.
“Është e nevojshme që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një Rezolutë, ku dënon ashpër abuzimin me fondet e taksapaguesve europian, mban përgjegjëse administrativisht institucionet përkatëse të ekzekutivit, apelon institucionet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë për të vënë përpara përgjegjësisë penale cilido që ka shkelur ligjin, si dhe merr anagzhimin për të marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen situate të kësaj natyre në të ardhmen dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale, përmes ngritjes së një Komisioni të Posaçëm Parlamentar, i cili pasi ka analizuar mangësitë, propozon masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë”, thuhet ndër të tera në kërkesën e PD.
Kërkesa
Kërkesa
Kjo kërkesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike vjen pas një hetimi të kryer nga Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), e cila njoftoi zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare dhe rekomandoi bllokimin e paketës së radhës prej 112 milionë euro, për sa kohë nuk ka masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së./ZËRI
640 0 1720698623xauto screenshot 51720698032 452
640 0 1720698622xauto screenshot 31720698030 720
Burimi