‘Sikur të erdhën dhimbjet e lindjes’/ DEBAT tek TIMS-i, Gogu-Salianjit: Uroj të mos i kenë shkuar kot nënës tënde
Ervin Salianji dhe Toni Gogu
TIRANË- Një debat ka nisur në mbledhjen e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Shkak ishte një fjali që tha kreu i këtij Komisioni, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Në fjalën e tij, Salianji e krahasoi mënyrën sesi zv.kryetari i Komisionit, Toni Gogu po fliste për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Komisioneve Hetimore, sikur t’i kishin ardhur “dhimbjet e lindjes”. Pasi Salianji përfundoi fjalinë, Gogu e pasoi duke i përmendur edhe nënën deputetit demokrat.
DEBATI NGA KOMISIONI:
Salianji: Çdo mbledhje që duhet të sillte transparencë e dritë në errësirë, ju e keni mbyllur me vendimmarrje të ndërmjetme duke shkelur ligjin, edhe sipas vendimit të gjykatës tashmë. Më vjen mirë që rrini me kokë të ulur, sepse shumicën i keni që vjedhin e rrinë me kokë lart. Mbledhjet e bëra me dyer të mbyllura duhet të zbardhen procesverbalet ose të ripyeten dëshmitarët. Dukesh në vështirësi, sikur ishe në proces lindje jo sikur po flisje për njoftim Gjykate. Pavarësisht provave të pafundme të sjella nga drejtuesit e lartë të Policisë kundër njëri-tjetrit duke ia lënë përgjegjësinë njëri-tjetrin, vazhdojnë të jenë drejtues të lartë të Policisë. Me gjithë pengesat që i keni krijuar, ju thoni që shqetësimi qenka pse nuk na ka ardhur që ta sillni vërdallë si re në dyert e parlamentit. Ore ju keni shkelur kushtetutën me radhë, për ditë me radhë për t’u bërë barrikadë e paligjshmërisë. Të tjerat janë diskutime që politikisht i ndajmë si të doni.
Toni Gogu: Për ta thënë troç, nëse ligji do të ishte në kundërshtim me kushtetutën do të ishte shfuqizuar, ligji është në fuqi. Do ta çojmë këtë punë deri në fund. Prandaj jemi që ky shtet të vazhdojë të modernizohet. Për atë fjalën që the ‘dhimbjet e lindjes’, unë të falenderoj që zgjodhe atë dhimbje që përshkrove dhimbjen që unë ndjeva. Por në respekt të zonjave kolege por edhe të nënës tuaj që uroj të mos i kenë shkuar kot dhimbjet e lindjes…do të ishte mirë që asaj ti referoheshe me shumë respekt./ZËRI
Burimi