Si nuk u pikas nga askush atentatori i Donald Trump; edhe prokurori u habit

Si nuk u pikas nga askush atentatori i Donald Trump; edhe prokurori u habit

Thomas Matthew Crooks

SHBA- Mënyra sesi Thomas Matthew Crooks u ngjit mbi një çati dhe qëlloi ish-presidentin Donald Trump ka habitur edhe prokurorin që po heton çështjen. Në një prononcim për mediat e huaja, ai është shprehur se ende nuk e ka të qartë sesi 20-vjeçari nuk u pikas nga askush dhe hapi zjarr nga një distancë prej rreth 150 metrash.
“Lehtësia me të cilën i armatosuri që tentoi të vriste Donald Trump iu afrua kaq shumë ishte “e jashtëzakonshme. Sinqerisht, u befasova që ai ishte në gjendje të ngrihej në atë çati dhe të qëllonte,”- tha prokurori i qarkut, Richard Goldinger.
Autori i dyshuar i sulmit, Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç është vrarë nga Shërbimi Sekret pas sulmit. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë. FBI shprehet se hetimet janë ende aktive ndërsa në orët në vijim priten më shumë detaje. Ndërsa edhe Trump duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Ai do të jetë pjesë e mitingut në mbrëmjen e sotme në Milwaukee, aty ku do të mblidhet së bashku me mbështetësit e tij./ZËRI
Burimi