Shqipëria pa drita, Balluku: Ishte situatë kritike, e shkaktuan temperaturat e larta

Shqipëria pa drita, Balluku: Ishte situatë kritike, e shkaktuan temperaturat e larta

Belinda Balluku

TIRANË- I gjithë vendi u përfshirë në një “black out” total. Një ndërprerje totale e energjisë elektrike ndodhi mesditën e kësaj të premteje në të gjithë vendin nga jugu në veri. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mbajti deklaratë për mediat mbi situatën e furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin. Balluku u shpreh se energjia u rikthye për 30 minuta dhe njoftoi se po mbahen kontaktet me të gjithë operatorët në rajon.
Balluku: U përballëm me një situatë kritike sa i takon sistemit të transmetimit të energjisë elektrike. Duke nisur nga linja e interkonjeksionit me Greqinë, kemi pasur shkëputje elektrike në të gjithë Shqipërinë. Jemi informuar se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Mal të Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe Maqedoni. Volumet e mëdha në këto momente dhe temperaturat e larta në nivele rekord kanë krijuar këtë problematikë. U vendos energjia elektrike në rang vendi për 30 minuta, ndërkohë që Tirana në vetëm 17 minuta. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët në rajon.
Shkëputja zgjati më shumë se 30 minuta. Sipas njoftimit nga OST, defekti ka nisur në linjën me Greqinë. E më pas është shpërndarë në mbarë vendin. Në të njëjtin njoftim bëhet me dije se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kanë qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit./ZËRI
Burimi