Shpërthimi në Zubin Potok/ Berisha: Dënoj sulmet terroristë në Zveçan, skenar i Beogradit

Shpërthimi në Zubin Potok/ Berisha: Dënoj sulmet terroristë në Zveçan, skenar i Beogradit

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shpërthimin e kanalit të ujit në Zubin Potok, ku ka dënuar këtë sulm. Ai tha se këto sulme kanë ndodhur pas vendimit të datës së zgjedhjeve dhe kanë si qëllim destabilizimin e situatës në rajon. Berisha tha se kjo është një situatë në favort të Kremlinit dhe një skenar i Rusisë. Kryedemokrati tha se qëllimi i Serbisë është të krijoj konflikte të reja në rajon.
“Së pari dua të dënoj me forcën më të madhe, aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan të furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, por edhe institucionet e Kosovës në ato territore. Këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre. Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht, destabilizimin e Kosovës.
Natyrisht një skenar i tillë, është skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon në interesin më të madh edhe të Kremlinit.
Situata në Kosovë, kriza e konservuar në Kosovë, është rrjedhojë e qëndrimeve fund e krye konfliktuale të Beogradit, synimit të tij për të mbajtur shtetin serb në Kosovë dhe për të zmadhuar siç shprehej vetë Vuçiçi Serbinë, duke nënkuptuar këtë zmadhim me territoret e Kosovës.
Kjo situatë është në interesin më të mirë të Kremlinit, i cili kërkon që krahas fronit të luftës në agresionin që bëri ndaj Ukrainës, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan, po në interesa të tij”, tha Berisha.
Gjatë natës u hodh në erë kanali i ujit të pijshëm në Zubin Potok, ku si pasojë në qytetin e Mitrovicës është ndërprerë uji i pijshëm dhe energjia elektrike. SHBA dhe BE e dënoi këtë sulm, duke thënë se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar. Pavarësisht akuzave nga qeveria e Kosovës, ajo serbe tha se nuk ka lidhje me këtë sulm, madje shtoi se është gati të paguajë financiarisht dëmet, pasi kjo cënon jetën e serbëve në Veri, Po ashtu edhe krerët politikë të Shqipërisë reaguan pas këtij sulmi duke e dënuar ashpër dhe bënë thirrje që të hetohet rasti. /ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente