‘Shpejt, të kanë planifikuar atentat’/ PRAPASKENAT e ekstradimit të Plarent Dervishajt nga Dubai, gazetarët: Ka lidhje me Marinën e Durrësit
Artan Hoxha dhe Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala dhe gazetari Artan Hoxha kanë bërë me dije detaje lidhur me ekstradimin e Plarent Dervishaj. Të dy, të ftuar në emisionin “TPZ”, kanë dhënë detaje për mënyrën sesi është ekstraduar ish-anëtari i bandës së Durrës, për shkak se Dubai nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Në fjalën e saj, gazetarja Lala tha se Dervishajt i ishte thënë se ndaj tij ishte planifikuar atentat dhe se nuk ishte i sigurtë në vendin e tyre.
“Plarent Dervishaj bën një debat në stadiumin e Dubait. Bën një debat shumë të fortë me një durrsak që edhe ne e njihte. Personi shkon e denoncon dhe Plarent Dervishaj lihet në një banesë kur edhe nuk duhet të lëvizte. Qeveria dërgon një dosje në Dubai dhe kërkon ekstradimin. Duke mos pasur mundësi ekstradimi, një ditë të bukur shkojnë në shtëpinë e tij, hapin derën dhe i thonë: Kemi informacione që je në rrezik, mund të ketë një atentat ndaj teje. Automatikisht e dëbojnë në Dubai. Plarent Dervishaj aktualisht që ne flasim është në përplasje me një nga personazhet më me ndikim në Durrës. Gjërat do të kenë një trajktore krejt ndryshe nga ajo që kemi tani,”-tha në fjalën e saj gazetarja.
Ndërsa në fjalën e tij, gazetari Hoxha u shpreh se Dervishaj është sjellë për shkak të dyshimeve se ka lidhje me projektin për Marinën e Durrësit.
Artan Hoxha: Jam njoftuar që atë ditë që është zhvilluar sherri. është konfliktuar me një person që ishte shumë shok. Është nga Tirana, janë takuar brenda dhe kur kanë dalë jashtë kanë shkëmbyer grushta. Njëri është kthyer në Shqipëri. Kjo gjë ka ndodhur në datën 18. Më mbrapa, Policia e Dubait, i ka shkuar në kullën në zonën e Marinës dhe i kanë shkuar në banesë. I kanë thënë që ke shkelur rregullat e sigurisë në këtë vend. Mënyra si e kanë sjellë dhe përse është shumë interesante. Besoj se ka lidhje me Marinën e Durrësit.
Megjithatë, asnjë prej tyre nuk përmendi emra, por shtuan se ende po verifikojnë të dhënat që kanë grumbulluar deri tani./ZËRI
Burimi