
“Shko bëj fëmijë”, debate në parlamentin grek pas komentit të deputetit të Mitsotakis ndaj koleges, shkarkohet menjëherë
Deputetët
ATHINË- Parlamenti grek u zhillua mes tensioneve dhe përplasjeve të shumta mes mazhorancës dhe opozitare. Gjatë kësaj séance parlamentare, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shkarkoi një deputet nga deyra për shkak të komenteve të tij misogjeniste. Deputeti i Demokracia e Re Dimitris Kyriazidis i tha kryetares së Lundrimit të Lirisë, Zoi Konstantopoulou, “shko bëj fëmijë”. Kjo ka sjellë reagime të ashpra në Kuvend, duke bërë që Mitsotakis të mbledhë menjëherë Komisionin e Etikës dhe ta shkarkojë atë nga detyra.
Deputeti në një replikë me politikanen, e cila po fliste për fëmijët si shpresa për të ardhmen, i është drejtuar asaj duke i thënë të shkonte të bënte një fëmijë, ose të birësonte. Konstantopoulou u martua para dy vitesh, por nuk ka ende fëmijë.
Kyriazidis: Shkoni të bëni ndonjë fëmijë…
Konstantopoulou: Më thatë të shkoj të bëj fëmijë?
Kyriazidis: Ose të birësoni…
Menjëherë në sallë është shkaktuar kaos dhe deputetë nga të gjitha partitë kanë reaguar duke dënuar deklaratat e tij edhe për faktin se vazhdonte të debatonte duke mos kërkuar falje. Madje është kritikuar edhe nga zv/ministrja e Demokracisë së Re Sofia Zaharakis, e cila ka qenë edhe ajo në të kaluarën objekt i komenteve të tilla, për gratë që nuk kanë fëmijë.
Edhe pse më pas deputeti kosnervator u detyrua të kërkojë falje, kryeministri Mitsotakis ka vendosur ta dërgojë në komisionin e Etikës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.
Zhvillimi në fjalë ndodhi vetëm disa minuta pas fjalimit të ish kryeministrit Antonis Samaras, i përjashtuar edhe ai nga Demokracia e Re disa muaj më parë, i cili përsëri ka kritikuar qeverinë Mitsotakis duke deklaruar se nuk do të votojë mocionin e mosbesimit.
Sipas analistëve, klima është e rëndë për qeverinë brenda dhe jashtë parlamentit ku vazhdojnë mitingjet e protestës për tragjedinë hekurudhore të Tempit dy vjet më parë me 57 viktima. 4 parti opozitare kanë depozituar mocionin e mosbesimit në Kuvend për shkarkimin e Mitsotakis./ZËRI
Burimi