Shkatërrohet organizata e kokainës në Itali, ‘kokat’ ishin shqiptarët! Dorëzonin drogë edhe në banesa

Shkatërrohet organizata e kokainës në Itali, ‘kokat’ ishin shqiptarët! Dorëzonin drogë edhe në banesa

Foto ilustruese

ITALI- Një operacion antidroge u zhvillua sot në provincën e Fermos, ku u arrestuan 18 persona, mes tyre 10 shqiptarë, marokenë dhe algjerianë. Të gjithë akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, veçanërisht kokainës, por edhe kanabisit. Edhe pse kombësia e tyre është bërë me dije nga mediat italiane, identiteti i asnjërit prej tyre nuk është zbuluar. 
Hetimet për grupin nisën në dimrin e vitit 2022 dhe përgjatë dy viteve u identifikuan një pjesë e mirë e anëtarëve të grupit kriminal. Grupi dyshohej se drejtohej nga shqiptarët, me ndërmjetës afrikano-veriorë. Të përfshirë ishin edhe shtetas italianë që punonin si korrierë dhe blinin klientë në bregdet dhe në brendësi të Fermos dhe deri në Citivanova.
Kokaina shpërndahej në sasi të konsiderueshme nëpërmjet një rrjeti tregtarësh droge, kryesisht shqiptarë dhe italianë, aktivë në disa lokacione përgjatë brezit bregdetar dhe në brendësi të Fermanos. Tregtarët e drogës bënin shitje me porosi dhe, në disa raste ofronin edhe shërbim “dorëzimi në shtëpi”. 
Dërgesat që bëheshin shpesh në shtëpi me makina të marra me qera dhe të ndërruara vazhdimisht, kishin si synim që të humbisnin gjurmët dhe për të zvogëluar rrezikun për t’u kapur nga forcat e rendit.
Gjithsej është dokumentuar shitja e 4 kilogramëve kokainë, me vlerë 300 mijë euro./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente