Sherr masiv mes të rinjve në Vlorë, njëri plagoset me thikë

Sherr masiv mes të rinjve në Vlorë, njëri plagoset me thikë

Sherr masiv mes të rinjve në Vlorë, njëri plagoset me

Foto ilustruese

VLORË– Një person ka mbetur i plagosur me thikë ndërsa tre të tjerë janë dëmtuar me sende të forta pas një sherri të ndodhur mes një grupi të rinjsh. Ngjarje ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë në një lavazh. I plagosur me thikë ka mbetur një 20-vjeçar, ndërsa të dëmtuarit me sende të forta janë përkatësisht R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç. Të plagosurit janë marrë në pyëtje ndërkohë që në kërkim është shpallur një 25-vjeçar që dyshohet të jetë personi që ka qëlluar me thikë 20-vjeçarin.

Njoftimi zyrtar:

Sot, rreth orës 14:45, në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas dhe gjatë konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë). Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit. Nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt.

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente