
Sekuestrohen 280 kg kokainë në Gjermani, arrestohen 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Kokaina e sekuestruar
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion antidroge sot, ku kanë sekuestruar 280 kilogramë kokainë të fshehur në një anije mallrash që ishte nisur nga Amerika e Jugut. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Në pranga ranë 3 zhytës, të cilët tentuan të rikuperonin kokainën në portin Brake. Gjithashtu, disa persona u arrestuan mëngjesin e së hënës, pas disa kontrolleve në shtëpi, të dyshuar për trafik droge.
Aksioni i policisë gjermane, u zhvillua në orët e para të mëngjesit, ndërsa në mesin e të dyshuarve, të moshës nga 38 deri në 65 vjeç, janë rumunë, shqiptarë dhe kolumbianë. Gjatë hetimeve u konfirmua se një sasi e madhe kokaine ishte ngarkuar në anije mallrash që ishte nisur nga Amerika e Jugut dhe se destinacioni i saj ishte porti Brake.
Menjëherë pas kësaj, forcat speciale arrestuan gjashtë persona, përfshirë tre zhytësit. Në kontejnerët e anijes u gjetën disa pako droge me gjithsej 280 kilogramë kokainë./ZËRI