Sekuestrohen 15 pasuri të ‘killerit’ të Çopjave, Arben Lamçja me vila në Lundër e hotel pas Piramidës

Sekuestrohen 15 pasuri të ‘killerit’ të Çopjave, Arben Lamçja me vila në Lundër e hotel pas Piramidës

Arben Lamçja

TIRANË- Një kompleks vilash në zonën e Lundrës, një hotel e një godinë në “Rrugën e Elbasanit” janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). GazetariElton Qyno shkruan për OraNews se bëhet fjalë për 15 pasuri që janë të regjistruara në emër të Arben Lamçjas, që u prangos në Kosovë si ‘killeri’ i grupit kriminale të dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopaj, bashkëshortes së tij Manjola Hysenaj, Gentian Parucës, Eduard Petallit, Dile dhe Fatmir Petallit.
Pasuritë janë vënë në bllokim, pas një hetimi të kryer përmes bisedave në aplikacionin “Sky” që Arben Lamçja ka kryer me vëllezërit që jetonin në Dubai, Franc dhe Hajdar Bako, të cilët një pjesë të fitimeve nga aktiviteti i trafikut të drogës, i kanë investuar në Tiranë.
Mes pasurive të sekuestruara është edhe godina në “Rrugën e Elbasanit” që dikur ka qenë “Vila Gjuta”, por së fundmi ishte marrë me qira nga vëllezërit Çopja dhe ishte restauruar e kthyer në një tjetër biznes.

Vila Gjuta

Sekuestrimit nuk i ka shpëtuar dhe një biznes në qendër të Tiranës, i quajtur Hotel “Domus”, i cili ndodhet pas Piramidës në kryeqytet.

Hotel Domus

Fillimisht, ky biznes ishte në pronësi të Xhino Kazazit dhe Dhimitër Galloshit.
Por këta të fundit në 30 janar 2020 vendosin t’ia shesin këtë biznes në qendër të Tiranës, Arben Lamçjajt, kundrejt një vlere prej 100 mijë lekë të vjetra.
39 ditë nga blerja e kësaj pasurie, pronari i ri Arben Lamçja vendos të heqë dorë nga ky biznes duke ia shitur aksionet në 11 mars 2020, Manjola Hysenajt, e cila rezulton të jetë bashkëshortja e tij.
Shitja e aksioneve është kryer me të njëjtin çmim që Albert Lamçja e kishte blerë 1 muaj e gjysëm më parë nga Xhino Kazazi dhe Dhimitër Galloshi.
Valës së sekuestrimeve nuk i kanë shpëtuar dhe bizneset apo pronat e biznesmenit Arjan Ormenaj. 18 pasuri të regjistruara në emër të “Elba Beton” dhe vetë kjo kompani janë sekuestruar, përfshirë këtu dhe disa llogari bankare.
Kujtojmë që disa prej këtyre pasurive në Elbasan dhe Tiranë, janë bllokuar dhe në 28 korrik 2016 nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Por me vendimin e 5 Prillit 2017, Gjykata e Lartë ka cilësuar të paligjshme sekuestron e vendosur ndaj pronave dhe biznesit të “Elba Beton”, duke i liruar ato.
Sipas Gjykatës së Lartë, këto pasuri kanë qenë fillimisht të hapura nga Arben Lamçja dhe më pas përmes kontratave të rregullta noteriale, ai ja ka shitur kundrejt 170 milion lekëve, dy biznesmenëve nga Elbasani, Arjan Ormenaj dhe Besnik Rami.
Lamçja, ka qenë një nga 33 personat për të cilët Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar urdhërarrest, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë 2”, që goditi vëllezërit Çopja.
Lamçja u kap në Prishtinë, ku fshihej nën një tjetër identitet, Durim Plaku. Ai përdorej nga grupi i Franc dhe Hajdar Çopja, për të larë hesapet, si vrasës me pagesë dhe dyshohet si i përfshirë në të paktën 5 vrasje të porositura nga grupi kriminal.
Sipas SPAK Në periudhën Tetor-Nëntor 2020 Arben Lam֛çja ka kryer veprime duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Nuredin Dumani për llogari të shtetasit Franc Gegely alias Franc Copja, ku është takuar me personin që do të kryente vrasjen. Ai gjithashtu akuzohet se ka marrë pjesë në një sërë ekzekutimesh me urdhër të vëllezërve Çopja.

256905149

1909754 709545422518755 8221257438715889474 n
Burimi