Rusia lëshon urdhër arresti për Yulia Navalny

Rusia lëshon urdhër arresti për Yulia Navalny

Yulia Navalny

MOSKË- Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar që Yulia Navalny, gruaja e politikanit të ndjerë të opozitës rus, Alexey Navalny, të arrestohet në mungesë. Gjykata e Qarkut Basmannyy në Moskë akuzoi të venë e Aleksei Navalny për “pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste. Sipas CNN, lajmin e dha zëdhënësja e Gjykatës, Kira Yarmysh në një postim në mediat sociale. Ajo gjithashtu u shpreh se emri i 48-vjeçare është shtuar edhe në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë.
Bashkëshorti i saj, Alexey Navalny vdiq më 16 shkurt në Siberi ku po vuante një dënim 19-vjeçar pasi u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktivistëve ekstremistë dhe krime të tjera. Navalny ishte opozitari më i njohur që kritikoi presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet për gati një çerek shekulli.
Vdekja e Navalny u prit me pikëllim dhe zemërim në mbarë botën, si dhe brenda Rusisë dhe përkoi që ndodhi vetëm pak para se Putin të merrte mandatin e radhës si presidenti i vendit. Gruaja e tij, Yulia Navalnaya, akuzoi presidentin rus Vladimir Putin në shkurt se ishte përgjegjës për vdekjen e tij dhe zbuloi se do të ndiqte misionin e tij për një “Rusi të lumtur dhe të bukur”./ZËRI
Burimi