Ruante sekretet e familjes mafioze, motra e Matteo Messina Denaro dënohet me 14 vjet

Ruante sekretet e familjes mafioze, motra e Matteo Messina Denaro dënohet me 14 vjet

Rosalia Messina Denaro

ITALI- Rosalia Messina Denaro, motra e Matteo Messina Denaros u dënua me 14 vjet burg pasi akuzohet se ishte pjesë e organizatës mafiozë që drejtonte vëllai i saj. Sipas mediave italiane, ajo ishte në burg që nga marsi i vitit 2023, 2 muaj para kapjes së shefit të të Cosa Nostra-s. Sipas prokurorisë, Rosalia luajti një rol kyç në fshehjen 30-vjeçare të Matteo Messina Denaros. Ajo dinte shumë për të! 
Madje bossi i mafias u kap nga një letër e gjetur në vitin 2022 në shtëpinë e saj. Letra, e mbështjellë brenda këmbës së një karrige, kishte informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të të vëllait. Madje ajo menaxhonte edhe mesazhet dhe udhëzimet që Denaro u jepte ende bashkëpunëtorëve dhe miqëve të tij. 
Matteo Messina Denaro, një nga mafiozët më të njohur dhe më të rëndësishëm italianë, vdiq në shtator të vitit të kaluar në moshën 61-vjeçare. Ai vuante prej disa kohësh nga kanceri i zorrës së trashë në fazë të avancuar, gjë që e detyroi të kërkonte trajtim dhe të reduktonte masat që kishte marrë për të ruajtur veten në mënyrë që të mos përfundonte në pranga. Por nuk ia doli dhe u arrestua teksa kishte shkuar për të zhvilluar një seancë kimioterapie./ZËRI
Burimi