Rishikohet buxheti 2024, ministri i Financave: Të ardhurat rriten me 27 mld lekë, ministritë që do të marrin para shtesë
Ministri i Financave, Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se qeveria ka miratuar disa ndryshime për buxhetin e 2024. Sipas tij priten që të ardhurat për këtë vit të rriten në vlerën e 27 miliard lekë.
Malaj shtoi se këto të ardhura do të shpërndahen në sektorë të rëndësishëm. Ai bëri me dije se të ardhurat janë ndarë mes ministrisë së Bujqësisë, e cila do të përfitojë 500 milionë lekë, ministria e Shëndetësisë 250 milionë lekë, ministria e Brendshme 1.3 miliardë lekë dhe ministria e Arsimit dhe Sportit 300 milionë lekë.
“Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar disa ndryshime sa i përket buxhetit 2024. Si rezultat i performancës pozitive të ekonomisë shqiptare kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuar për këtë vit në vlerën 27 miliard lekë.
Këtu të ardhura shtesë do të shpërndahen në ato sektorë që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në sektorët që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit
Kemi rritur financimet për ministrin e Bujqësisë me 500 mln lekë për të mbështetur skema e granteve të fermerëve. Kemi rritur financimin shtesë në masën 250 mln lekë për ministrinë e Shëndetësisë për të financiar projektet të shërbimit të kujdesit parësor dhe dytësor.
Kemi rritur financimin për ministrinë e Brendshme në vlerën 1.3 mld lekë, për kompensimin ushqimor të policisë, krahas orëve shtesë të punës si dhe kemi rritur fondet për ministrin e Arsimit dhe Sportit në vlerën 300 mln leke për shpërblimin e sportistëve që kanë arritur rezultate të mira
Kemi rritur financimet edhe për UK në 2 mld lekë ku është bërë një punë e madhe dhe ka nevojë që të investohet.
Do vijohet të financohet në infrastrukturën kombëtare, lokale dhe rurale dhe në atë infrastrukturë që do luajë rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Malaj. /ZËRI
Burimi