Rama iu jep ‘fund’ pushimeve, mbledh ministrat dhe kryetarët e bashkive në Himarë

Rama iu jep ‘fund’ pushimeve, mbledh ministrat dhe kryetarët e bashkive në Himarë

edi rama dhe vangjel tavo ne himare

TIRANË- Pas pothuajse një muaj pushimesh në Gusht, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në qytetin e Himarës ministrat dhe kryetarët e bashkive, për të bërë një analizë në lidhje me detyrat që u lanë përpara dhe gjatë nisjes së sezonit turistik.
Takimi dyditor do të mbahet në datat 28 dhe 29 Gusht, vetëm pak javë pasi socialistët arritën të merrnin fitoren në Bashkinë e Himarës, kryetari i të cilës deri në vitin 2027 do të jetë Vangjel Tavo. Në mbledhje, njësoj si edhe në takimet e kaluara, pritet që të jenë të pranishëm dhe kryebashkiakët e zgjedhur nga opozita.
Përgjatë muajit Gusht, me zyrtarizimin e ndryshimeve në qeveri, dhe fitoren e zgjedhjeve në Himarë, daljet e kryeministrit Edi Rama kanë qenë të pakta. Deklaratat e tij janë lidhur kryesisht me sezonin turistik, dhe tashmë në shtator socialistët pritet që të ndezin motorët, pasi 2025 do të jetë një vit zgjedhor, ku Rama dhe të tijët synojnë mandatin e katërt qeverisës.
Nga ana tjetër opozita duket se është ende larg krijimit të një fronti të përbashkët, dhe deri në zgjedhjet e ardhshme ka shumë pikëpyetje qoftë me organizimin, qoftë me aleancat e mundshme që do të krijohen për të sfiduar pushtetin e Ramës./ZËRI 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente