Qytetari në ‘hall’ me Vodafone! Punonjësia: Ke fatura për të paguar. TOBI: S’ ka detyrime
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Dhjetra denoncime nga shqiptarë që hasin në përditshmëri probleme nga më të ndryshmet në Vodafone, duke nisur që nga përfundimi para kohe i ofertës e deri te ata që nuk kanë valë në shërbimin Roaming apo kërkojnë të marrin informacion pranë Shërbimit të Supozuar të Klientit, vijnë në redaksinë e ZËRI-t. Rasti i fundit ka të bëjë me agjentin virtual TOBI, një robot i cili ka zëvendësuar agjentët e shërbimit të klientit pranë kësaj kompanie, por këtë herë ndryshe nga ZËRI që komunikoi me të, kliemti i Vodafon ka zhvllilluar një bisedë me mesazhe me TOB online në WhatsApp.
Qytetari tregon se babai i tij, ka patur një problem në lidhje me kontratën dy vjeçare internet që kishte liodhur me kompaninë Vodafone. Në rastin e denoncuar TOBI ka rënë në kundërshtim, jo vetëm me agjentët e shërbimit të klientit por edhe me vetë punonjësit në pikat e Vodafone.
Klienti tregon se kishte shkuar fizikisht në një nga pikat e Vodafone dhe i kishte njoftuar që nuk do të bënte rinovim të kontratës dhe gjithçka do të mbyllej me një email, sipas punonjëses. Pas dy muajsh babait të tij i kishte ardhur një mesazh, ku i thuhet që duhet të paraqitet në dyqanet Vodafone për të paguar një faturë 2.600 lek të reja. Qytetari ishte paraqitur sërish në dyqan dhe i ishte komunikuar si në mesazh që dy muaj Prill – Maj duhet të paguhen. Pas bisedës me punonjësen, qytetarja tregon se ka komunikuar me TOBI-n, ku agjenti virtual ndryshe nga punonjëset në dyqan, i thotë se nuk ka asnjë detyrim, pasi janë fatura të gjeneruara gabimisht.
“Kam një chat me TOB. Dy ditë para se të mbaronte kontrata Vodafone internet dy vjeçare e tim eti shkoj në një pikë Vodafone dhe flas me punonjësen: kam ardhur tu njoftoj që im atë nuk do e rinovoj kontratën dhe mbaron pas dy ditësh. Në rregull thotë punonjësja ,do njoftoj me një email zyrën qëndrore dhe pas 10 ditësh do u marrin në telefon për t’ju njoftuar që kontrata është ndërprerë. Ndërkohë im atë 10 ditë para ishte kontaktuar nga një punonjës i Vodafone dhe ishte pyetur nëse do lidhte kontratë të re. Im atë ishte përgjigjur që jo. Pas dy muajsh tim eti i vjen një mesazh ,ku i thuhet që duhet të paraqitet në dyqanet Vodafone për të paguar një Faturë 2.600 lek të reja. Paraqitem sërish në dyqan dhe shitësja më thotë që janë dy muaj Prill – Maj që duhet të paguhe ,ndërsa kontrata kishte përfunduar dhe mbyllur në Mars. Unë nuk e paguaj i them dhe kontaktoj TOB online në WhatsApp. Aty një operator më siguron që nuk kam asnjë detyrim dhe konkretisht më shkruan: Pershendetje! Une jam Erblini. Per kete klient nuk ka detyrime per te paguar pasi jane fatura te gjeneruara gabimisht pasi ka kaluar afati i kontrates. Komunikimi im është i gjatë ,e kam printuar ,kam ruajtur edhe chatin për çdo rast, sepse kujtohen pas disa vitesh … I kërkova të më lëshonin një formular ku të thuhej që im atë nuk ka detyrime ndaj kësaj kompanie. Mu kthye kjo përgjigje : Jo nuk kane ndonje formular specifik per keto raste,”- denoncon për ZËRI-n klienti.
TOBI, një shërbim robot përveçse nuk mund të kuptojë kërkesën e qytetarit, duket se nuk ka të njëtën linjë me punonjësit në dyqanet fizike. Nga dyqanet fizike te shërbimi me klientin, nuk dihet ende se ku mund të drejtohen qytetarët për problemet e tyre me Vodafone apo qoftë për një shërbim./ZËRI
Burimi