Qumështi i prishur në treg! ‘Lufra’ reklamon dhallën: I shpëtoi jetën Eva Buzos
Andi Llabuti dhe postimi i ‘Lufra’
TIRANË-Shitja e produketeve të skaduara ushqimore në markete është një nga problemet kryesore, ku në shumë raste rrezikohet edhe jeta e qytetarëve. Por edhe pas një denoncimi të bërë së fundmi nga gazetari Andi Llabuti, ku rezultonte se kishte blerë qumësht ‘Lufra’, të prishur, kompania jo vetëm që nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me rastin, por ka zgjedhur t’i japë rëndësi arritjeve në sport.
Qumështi i cili do të konsumohej nga vajza e gazetarit, edhe pse mbante datën e skadencës më 29 gusht, pra 5 ditë brenda afatit, rezultoi i prishur dhe konsumimi i tij, duket se nuk sjell pasoja për kompaninë ‘Lufra’, por ngjarja e rëndësishme ku Eva Buzo përshkoi me not kanalin e Ontrantos, ‘e meritonte’ një mbështetje në rrjetet sociale.
Teksa produktet e prishura janë në treg, kompania ‘Lufra’ në reagimin e fundit, i ka kushtuar një postim Buzos, ku në foto reklamohet dhe dhalla e kompanisë, të cilën sipas postimit i ka shpëtuar jetën Buzor, pasi e ka konsumuar gjatë notit.
POSTIMI
Por sa i përket konsumit të qumështit të prishur, i cili mund të rrezikonte dhe jetën e një fëmije, ‘Lufra’ nuk ka komet./ZËRI
Burimi