Putin kërcënon Korenë e Jugut: Mos bëni gabime të mëdha me Ukrainën
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i dërgoi një mesazh Koresë së Jugut pas vizitës së tij në Phenian dhe garancive të dhëna në nivel dypalësh. Në veçanti, presidenti rus paralajmëroi Seulin që të mos “bëjë gabimin e madh”, domethënë të mos furnizojë Ukrainën me armë.
Komentet e Putinit erdhën pasi Koreja e Jugut theksoi se një marrëveshje e re midis Koresë së Veriut dhe Moskës do të ishte e paarsyeshme dhe mund ta çojë atë në rishqyrtimin e dërgimit të sistemeve të armëve në Kiev.
Putin, nga ana e tij, theksoi se Seuli nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me paketën e mbrojtjes me Phenianin. Media shtetërore ruse, theksoi deklaratat e Putinit, duke shkruar se bashkëpunimi Moskë-Phenian po bëhet në përgjigje të Perëndimit./ZËRI
Burimi