Publikohet fotoja e parë e Papa Françeskut nga spitali

Publikohet fotoja e parë e Papa Françeskut nga spitali

Papa Françesku

ROMË- Vatikani ka publikuar foton e parë nga spitali të Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në “Gemelli”. 88-vjeçari shihet i ulur në altarin e kishës së tij private në spitalin në Romë.
“Këtë mëngjes, Papa Françesku mbajti meshën e shenjtë në kapelën e apartamentit të katit të dhjetë në Poliklinikën Gemelli,”-shkruan Selia e Shenjtë krahas imazhit të ndarë me mediat.
I shtruar prej 31 ditësh me probleme të frymëmarrjes, vetë Papa Françesku tha se po kalonte një periudhë sprovuese me një fizik të dobët. 
Papa Françesku u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt me një infeksion të rëndë respirator, i cili kërkonte trajtim të përshtatur vazhdimisht. Shqetësimet për shëndetin e tij u shtuan të hënën, kur u zbulua se ai kishte pësuar dy episode të dështimit akut të frymëmarrjes. Në përditësimin e fundit të detajuar mbi gjendjen e tij, Vatikani tha se Papa nuk kishte ethe dhe analizat e tij të gjakut ishin “të qëndrueshme”.
Mjekët vazhdojnë ta përshkruajnë prognozën e tij me kujdes, duke theksuar se ai nuk është jashtë rrezikut. Sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është stabile por nuk mund të bëhet asnjë parashikim për ecurinë e tij shëndetësore./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente