
Protesta për mbylljen e TikTok/ Rama: Iu ka ikur mendja për terital, thirrja që fëmijët mos të shkojnë në shkollë lajthitje
Edi Rama
“Një thirrje për të gjithë fëmijët për të mos shkuar në shkollë. U ftuan nga Kujtim Gjuzi që të mos shkojnë në shkollë dhe prindërit që të mos i lënë fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të shfaqin madhështinë e marrëzisë për të protestuar se pse do të mbyllet TikTok. Kjo është një mënyrë që nuk ka nevojë për asnjë koment, argumentim, fjalë më tepër, por që në vetvete iu thotë në radhë të parë të gjitha nënave, socialiste apo demokrate, me parti apo jo, në Shqipëri, Greqi…që nga çfarë duhet të ruhen në 11 maj dhe çfarë duhet të kenë parasysh me 11 maj se në 11 maj kush voton duhet të ketë parasysh se ka në dorë të bëjë dy gjëra, ose t’i japë mbështetje Shqipërisë për të vazhduar negociatat me BE në një kalendar super ambicioz që mbyllet në 2027, ku 1 mijë veta, shumica gra, edhe procesin e anëtarësimit tonë e drejtojnë dy vajza, pra 1 mijë veta që janë ulur atje dhe nuk duhet të humbin asnjë minutë, ose votën ta përdorim për ta hedhur në kënetë. Kjo është shumë e qartë. Lajthitja e madhe e thirrjes për të mos shkuar në mësim dhe prindërit për t’i mbajtur fëmijët në shtëpi sepse do të mbyllet TikTok tregon se sa rreziqe të tjera mund të presim nga një mendje e ikur për terital. Unë besoj në radhë të parë te qetësia dhe mençuria e grave. Unë jam shumë krenar për këtë. Nuk është e rastit se PS e votojnë më shumë gratë sesa burrat”, tha Rama.
Burimi