Protesta e 11 Korrikut/ Ç’kërkojnë demokratët nesër tek Kryeministria (SKENARËT)

Protesta e 11 Korrikut/ Ç’kërkojnë demokratët nesër tek Kryeministria (SKENARËT)

Foto ilustruese, nga protesta e shkuar

TIRANË- Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të thërrasë ditën e nesërme protestën kombëtare të 11 Korrikut. Tubimi opozitar do të nisë në orën 20:00, ndërsa do të zhvillohet përballë Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pritet që protesta të jetë paqësore, por zyrtarë të Partisë Demokratike nuk i kanë përjashtuar aktet e mosbindjes civile, të cilat nuk dihet se në deri çfarë pike do të shkojnë. Duke marrë parasysh, protestat e shkuara, ku ka pasur incidente me policinë, hedhja e molotovit apo dhe shembja e barrierave mbrojtëse.
Fjalimet
Pritet që i vetmi fjalim politik në protestën e 11 Korrikut të jetë ai i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky i fundit do të flasë nga shtëpia, ku ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Ndërsa më pas tubimi do të dominohet nga fjalimet e shoqërisë civile dhe intelektualë. Këtë e bën me dije Belind Këlliçi në një prononcim për RTSH-në.
Kërkesat
Partia Demokratike duket se do të vijojë tek dy kërkesat e saj. Qeveri teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, Berisha. Kërkesa për lirimin e opozitës është një thirrje e vazhdueshme e PD-së, të cilën e kanë parashtruar dhe në protestat e zhvilluara përballë bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, kërkesën për qeverinë teknike, PD dhe opozita e kanë parashtruar prej kohësh.
Orari është lënë në orën 20:00 për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë. Ndërkohë që opozita parashikon një numër të lartë qytetarësh përballë Kryeministrisë. Ndërkohë Policia ende nuk ka dalë me njoftim se si do të procedohet me masat e sigurisë dhe sa do të jetë numri i efektivëve që do të kujdesen për mbarëvajtjen e tubimit./ZËRI
Burimi