Prokuroria i sekuestroi 50 milionë euro, Kristian Boçi reagon sërish: Jam shqiptar i vërtetë, nuk abuzoj me kombin tim!

Prokuroria i sekuestroi 50 milionë euro, Kristian Boçi reagon sërish: Jam shqiptar i vërtetë, nuk abuzoj me kombin tim!

Kristian Boçi

TIRANË- Biznesmeni Kristian Boçi, i cili është tashmë subjekt i Prokurorisë së Tiranës, ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me sekuestrimin e pasurive me vlerë 50 milionë euro pasuri, në emër të tij dhe personave të lidhur me të. Në rrjetet e tij sociale, Boçi ka nxjerrë disa “Instastory” të mbushura me mesazhe për momentin që po kalon. Duke postuar foto nga kisha, Boçi shkruan se ligji ka gjithë të drejtën për ta kontrolluar dhe verifikuar, duke shtuar se kurrë nuk ka abuzuar me kombin e tij. Duke shfaqur shenja patriotizmi në mesazhet në rrjetet e tij sociale, ka lënë të kuptohet se ditët e fundit ka marrë shumë mesazhe mbështetëse nga personat që e ndjekin në rrjetet sociale, atje ku numëron thuaje 100 mijë ndjekës. 
MESAZHET E KRISTIAN BOÇIT: 

– Si dje, si sot, si mot, njeriun e mirë se mban dot kjo botë. 
– Nëse jeta të rrëzon në gjunjë, mos u dëshpëro, por kujtohu se je në pozitën më të mirë për t’ju lutur Zotit. (Thënie e Nënë Teresës)
– Para Zotit përulem dhe ndërgjegjësohem. Siç paça zemrën, ma bëftë jetën. Lajmet e këtyre ditëve? Ka krejt të drejtën e vetë ligji mem pa, mem kontrollu, e mem verifiku. Një shtet pa ligj, është si një shtëpi që e drejtojnë fëmijët. Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vetë. Ju bekoftë Zoti dhe faleminderit për çdo SMS përkrahës.

Të mërkurën, Prokuroria e Tiranës sekuestroi 50 mln euro pasuri, të cilat ishin në emër të biznesmenëve kontrovers, Elman Abule dhe Kristian Boçi e familjarëve të tyre. Sipas prokurorisë, Abule dhe Boçi janë dënuar në Belgjikë për trafikimin e lëndëve narkotike, dhe bizneset në Shqipëri janë përfituar përmes skemës së pastrimit të parave, pjesë e të cilës janë edhe familjarë të tyre. Nën sekuestro janë vënë 14 shoqëri tregtare dhe dy HEC-e, ndërkohë që Boçi pretendon se nuk është përfshirë në asnjë aktivitet kriminal në Shqipëri./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente