Presidenti Begaj dekreton Besart Kadian si Ambasador në Azerbajxhan! Malo shkon në Kanada
Besart Kadia dhe Artemis Malo
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të hënë emërimin në detyrë Besart Kadias si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident. Ndërkohë, Blerta Kadzadej u lirua vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, jo resident.
Kjo e fundit, aktualisht mban detyrën Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezidente, si dhe Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo rezident.
Gjithashtu, Presidenti, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Artemis Malos, si Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident./ZËRI
Burimi