Prej 2 ditësh i zhdukur në Ksamil! Mister fati i 49-vjeçarit, rrobat dhe telefoni u gjetën në breg të detit

Prej 2 ditësh i zhdukur në Ksamil! Mister fati i 49-vjeçarit, rrobat dhe telefoni u gjetën në breg të detit

Prej 2 ditësh i zhdukur në Ksamil! Mister fati i 49-vjeçarit,

Naim Likometi

SARANDË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, ku një 49-vjeçar nga Tirana, Naim Likometi, është shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit 2025. Familjarët e Naim Likometit kanë bërë denoncim në polici pasi ai nuk ka komunikuar me ta që prej dy ditësh. Pas zhdukjes policia e Sarandës ka nisur kërkimin e tij.

Likometi është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 marsit dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij. Sipas burimeve familjare në momentin kur është larguar nga banesa ishte i veshur me një xhup të zi, atlete ‘Adidas’ dhe një kostum sportiv ‘Adidas’ me ngjyrë blu të errët.

Ditën e sotme policia e rendit ka gjetur në breg të detit në Ksamil një palë rroba dhe një telefon celular, që sipas familjarëve, i përkasin 49 vjeçarit. Sipas familjarëve telefoni i 49-vjeçarit ka qenë aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, por pas kësaj ore ka rezultuar i fikur. 

Autoritetet policore të rendit dhe ato kufitare të Sarandës dhe familjarët e tij kanë nisur kërkimet për të gjetur 49-vjeçarin. Kërkimet bëhen në tokë dhe në det, pasi lind dyshimi se edhe mund të jetë mbytur./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente