Policia liron 49 persona të rrëmbyer nga karteli Los Lobos në Ekuador
Pengjet
Policia ekuadoriane ka liruar 49 persona të mbajtur peng nga një organizatë kriminale që i detyroi të punonin në një minierë, tha një burim zyrtar.
“Gjatë një operacioni kundër krimit të organizuar, policia arriti të shpëtojë 49 persona të cilët ishin rrëmbyer nga banda e rrezikshme Los Lobos në provincën e Azuay”, tha presidenca e vendit në Platformën X.
En un contundente operativo contra el crimen organizado, la policía logró rescatar a 49 personas secuestradas por la peligrosa banda “Los Lobos” en la provincia de Azuay. Durante la operación, también se incautaron un arsenal de armas y explosivos, debilitando… pic.twitter.com/q3ZEFUOzsX
— Presidencia Ecuador ???????? (@Presidencia_Ec) July 5, 2024
Karteli Los Lobos (“Ujqërit”) është një bandë e përfshirë në trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale në Ekuador. Sipas Presidencës, janë sekuestruar edhe armë dhe lëndë plasëse.
Fotot nga operacioni i policisë, në një vend malor në Ande, tregojnë policë dhe ushtarë të armatosur që hyjnë në tunelet e minierave për të çliruar pengjet. Koloneli Jose Vargas, kreu i policisë lokale, tha se duhej “të shmangnin një sulm të armatosur nga disa persona”. Mes pengjeve të liruar janë një fëmijë dhe tre gra./ZËRI
Burimi