Po u kontrollonte furgonin me targa angleze, 2 persona dhunojnë fizikisht policin në Portin e Vlorës

Po u kontrollonte furgonin me targa angleze, 2 persona dhunojnë fizikisht policin në Portin e Vlorës

Po u kontrollonte furgonin me targa angleze, 2 persona dhunojnë fizikisht

Foto ilustruese

VLORË– Një përplasje fizike ka ndodhur në portin e Vlorës, ku dy persona që udhëtonin me një furgon kanë dhunuar një punonjës të Policisë Kufitare. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16.00. 2 persona, ende të paidentifikuar me emër, të cilët po udhëtonin me një furgon me targa angleze janë konfliktuar me punonjësin e Policisë teksa ky i fundit po i kontrollonte mjetin.

Të dy kanë refuzuar kontrollin e plotë të mjetit me pretendimin se ishin skanuar nga dogana italiane, por punonjësi i Policisë ka këmbëngulur që të kryejë detyrën. Kështu, të dy personat e kanë dhunuar efektivin, i cili është dërguar në spital. Por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që dy personat që e dhunuan janë ndaluar nga Policia e Vlorës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen dhe po ashtu, nuk dihet nëse në mjet ka pasur para apo sende/lëndë të ndaluara që do të shpjegonte arsyen se përse kërkuan që të mos kontrolloheshin nga punonjësi i portit./ZËRI

 

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente