
Plagoset me armë zjarri shqiptari në Greqi, në gjendje kritike për jetën
👁984

FOTO ILUSTRUESE
SELANIK- Një shqiptar është plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Selanik, Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ku një person i paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri dy herë në drejtim të shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Mësohet se ai ishte me një shokun e tij jashtë një dyqani në momentin kur është qëlluar. Ai ka marrë dy plumba në bark dhe është transportuar drejt spitalit “Ippokrateio” në gjendje të rëndë. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe po punojnë për zbardhjen e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI