Përplasje mes shqiptarësh në Selanik, plagoset 41-vjeçari
👁7871
Foto ilustruese
SELANIK- Një 41-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë në qendër të Selanikut, ndërsa dy bashkatdhetarë të tij janë arrestuar. Ai u godit me thikë në shpatullën e majtë dhe u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore nga policia, e cila gjeti në vendngjarje thikën dhe tre gëzhoja arme zjarri.
Hetimet zbuluan se autorët e sulmit ishin dy shqiptarë, një 34-vjeçar dhe një 36-vjeçar. Ky i fundit rezultoi i kërkuar në Greqi për trafik droge dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Pas arrestimit të tyre, policia ushtroi kontroll në banesën e tyre ku sekuestroi 133.51 gram marijuanë dhe një celular. / ZËRI
Burimi