Përplasje me armë në qendër të qytetit në Itali, arrestohen dy shqiptarë, njëri prej tyre i arratisur nga burgu

Përplasje me armë në qendër të qytetit në Itali, arrestohen dy shqiptarë, njëri prej tyre i arratisur nga burgu

Foto ilustruese

MATERA- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi sulmuan me armë zjarri një person në qytetin e Materas. Dy të arrestuarit janë një 30-vjeçar dhe një 27-vjeçar, ky i fundit para pak kohësh ishte arratisur nga burgu i Modenës, identiteti i tyre nuk bëhet me dije për mediat.
Mbi 30-vjeçarin rëndon akuza për armëmbajtje pa leje, ndërsa 27-vjeçari akuzohet për arratisje nga burgu dhe armë mbajtje pa leje.
Sipas mediave italiane, dy të rinjtë shqiptarë ishin përfshirë në një sulm të dhunshëm ndaj një personi të tretë në qendër të Materas, pamjet e të cilës u publikuan në rrjetet sociale dhe u bënë virale. Në videon virale dukej qartë sulmi që dy shqiptarët organizuan ndaj një personi të tretë, i cili nuk është identifikuar.

Materialet e sekuestruara

Policia nisi hetimet për identifikimin e autorëve, duke përdorur si provë parësore videot. Gjatë hetimeve, rezultoi se 30-vjeçari kishte një rol të rëndësishëm në sulm, gjë që bëri që efektivët të intensifikonin kontrollet për aktivitetet e tij.
Pas identifikimit të 30- vjeçarit, hetuesit vendosën të kryejnë kontroll në shtëpinë e tij. Ky operacion çoi në zbulimin e provave konkrete në lidhje me armëmbajtjen pa leje. 27-vjeçari, i cili u arrestua më pas, fillimisht u ka dhënë autoriteteve detaje të rreme, duke e komplikuar arrestimin e tij. Vetëm pas një hetimi më të thelluar, rezultoi se i riu ishte arratisur nga burgu i Modenas më 2 maj. /ZËRI
Burimi