Përplasi për vdekje ish-kunatin se i divorcoi motrën, Apeli lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Albert Kacën

Përplasi për vdekje ish-kunatin se i divorcoi motrën, Apeli lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Albert Kacën

Përplasi për vdekje ish-kunatin se i divorcoi motrën, Apeli

Albert Kaca

TIRANË-Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Albert Kacën, i cili në 2019 vrau duke aksidentuar ish-burrin e motrës pas divorcit, Ylli Menën. Fillimisht Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 35 vite burg për Kacën.

Pas shqyrtimit të çështjes në Apel, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Fuat Vjerdha e cilësoi të drejtë vendimin, duke rrëzuar ankimin e palët mbrojtëse për të pandehurin. Albert Kaca u cili vijon të jetë në arrati është gjetur fajtor për vepren penale “Vrasja e kryer brenda rrethit familjar”, ndërsa divorci i viktimës me motrën e autorit është bërë shkak i krimit të rëndë.

Ngjarja ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra. Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezultoi se ngjarja ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim Albert Kacën. Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente