Përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz, arrestohet drejtuesi i mjetit (EMRI)

Përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz, arrestohet drejtuesi i mjetit (EMRI)

Përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz, arrestohet

Foto ilustruese

TIRANË– Një 2-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në Fushë Domje të Tiranës. Sipas Policisë së Shtetit, Ylber Manarkolli, i cili është edhe fqinji i viktimës, përplasi me mjetin e tij të miturin. Pasi fëmija u godit nga drejtuesi i mjetit, u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës nga familjarët për mjekim, por, fatkeqësisht, ndërroi jetë gjatë trajtimit.

Drejtuesi i mjetit është vendosur në pranga, ndërsa Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

Tiranë/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë ju bëjmë me dije se; Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit. Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin. Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./ZËRI

 

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente