
Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë, çfarë u diskutua
Edi Rama
TIRANË- Pas 6 orësh ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat, drejtuesit politik dhe deputetët e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Mbledhja nisi në orën 14:00 dhe ka përfunduar rreth orës 20:00, ndërsa u zhvillua me dyer të mbyllura.
Mësohet se fokusi i këtij takimi kanë qeë zgjedhjet parlamentare të 11 majit, lista e kandidateve për deputetë, vota e diasporës dhe disa nga pikat kryesore të programit elektoral. Secili ministër ka raportuar se çfarë është realizuar deri më tani dhe objektivat deri në përfundim të mandatit të tretë qeverisës.
Gjatë këtij takimi, kryeministri u largua rreth orës 16:00, por u rikthye sërish pas 1 ore. Kreu i qeverisë pritet të zhvillojë takim edhe nesër me ministrat, drejtuesit politik dhe deputetët. Bëhet me dije se diskutimet do të fokusohen për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit./ZËRI
Burimi