Përfundon dëshmia e Vlora Hysenit në Komisionin ‘TIMS’, Ardi Veliu dhe Florjan Sulejmani do të pyeten me dyer të mbyllura

Përfundon dëshmia e Vlora Hysenit në Komisionin ‘TIMS’, Ardi Veliu dhe Florjan Sulejmani do të pyeten me dyer të mbyllura

Vlora Hyseni

TIRANË- Ka përfunduar dëshmia e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura. Pas saj, do të jetë radha e Florian Sulejmanit që të japë verdiktin e tij për ndërhyrjet në sistemin TIMS, duke qenë se ai mban postin e drejtorit të AMP-së.
Ndërsa më vonë do të jetë radha e ish-drejtorit të policisë Ardi Veliu, që do të tregojë edhe ai variantin e tij për sa ka dijeni dhe do u përgjigjet pyetjeve të ligjvënësve.
Mbledhja me drejtuesen e SHISH u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi Hyseni tha se kjo gjë ishte e nevojshme për shkak të natyrës së të dhënave që do të trajtoheshin gjatë seancës së marrjes në pyetje.
“Si drejtoreshë e SHISH, njoh dhe vlerësoj detyrimin Kushtetues për raportin në Kuvendin e Shqipërisë, dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe të llogaridhënies. SHISH në asnjë rast nuk i është shmangur raportimit përpara Komisionit të Kuvendit.
I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara”, tha ajo./ZËRI 
Burimi