Pëllumb Gjoka mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit

Pëllumb Gjoka mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit

Pëllumb Gjoka

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka për revokim të masës së sigurisë “arrest me burg”. Vendimi u mor nga trupa gjykuese, e cila është e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici.
“Trupi gjykues vendosi “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Pëllumb Gjoka, kundër vendimit nr. 30 (87-2023-45), datë 15.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin te Organizuar,”-bëhet me dije në vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë. Kështu që biznesmeni do të vazhdojë që të qëndrojë pas hekurave të burgut. 
Nga korriku i vitit 2023, Pëllumb Gjoka ndodhet në paraburgim, i akuzuar për disa vepra të rënda penale. Ai u arrestua në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Gjoka u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc. Në pranga për përgjime në Sky Ecc kanë përfunduar edhe policë, prorkurorë dhe ish-prokurorë.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka, do të qëndrojnë në qeli, derisa të përfundojnë hetimet./ZËRI
Burimi