Parlamenti italian i jep dritën jeshile: Shpërdorimi i detyrës nuk është më një vepër penale

Parlamenti italian i jep dritën jeshile: Shpërdorimi i detyrës nuk është më një vepër penale

parlamenti italian

ITALI- Dhoma e Ulët e parlamentit italian i ka dhënë dritën jeshile, projektligjit të iniciuar nga qeveria – të firmosur edhe nga Ministri i Drejtësisë – që përmban ndryshime në Kodin Penal, mes të cilave është dhe shfuqizimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Votat pro këtij projektligji kanë qenë pothuajse sa dyfishi i atyre që ishin kundër.
“Rregulli i shpërdorimit të detyrës ka dështuar plotësisht në misionin e tij”, tha pas votimit, kryetari i Komisionit të Drejtësisë të Dhomës së Deputetëve, Ciro Maschio i partisë Fratelli d’Italia në shpjegimin e bërë votës për masën e marrë. Pati “mbi katër përpjekje për rimodelim pa pasoja”, u shpreh ai, e paskësaj, prandaj ministri Carlo Nordio vendosi të ndiqte rrugën e shfuqizimit të këtij të konsideruari krim, vazhoi më tej zyrtari i lartë.
Maschio gjithashtu nënvizoi disa herë “rëndësinë e këtij vendimi”. Hapat e parë drejt një lëvizjeje të tillë u hodhën vitin e kaluar, kur kabineti i kryeministres Giorgia Meloni i dha dritën jeshile një reforme në drejtësi që synon forcimin e të drejtave të të pandehurve, teksa parashikon parandalimin e përgjimeve, e i ashpërsoi procedurat për miratimin e urdhëarresteve, ndërsa si pikë kyçe u konsiderua fakti që “shpërdorimi i detyrës” të mos përbëjë më krim.
Gjyqtarët gjithashtu nuk do të jenë më në gjendje të urdhërojnë arrestimin e të dyshuarve pa i marrë fillimisht në pyetje. Zërat kritikë pretendojnë se kjo e vështirësohn hetimin e krimeve dhe dënimin e kriminelëve, ndërsa qeveria këmbëngul se reforma frenon abuzimet në sistemin e drejtësisë.
Burimi