Paralajmëron Le Pen: Nëse bëhemi qeveri, Macron nuk do të jetë në gjendje të dërgojë trupa në Ukrainë

Paralajmëron Le Pen: Nëse bëhemi qeveri, Macron nuk do të jetë në gjendje të dërgojë trupa në Ukrainë

Marine Le Pen

Kryetarja e ekstremit të djathtë (RN), Marine Le Pen, ka bërë një paralajmërim për presidentin e Francës, Emmanule Macron duke thënë se nëse partia e saj formon një qeveri pas zgjedhjeve parlamentare, ajo nuk do të jetë në gjendje të dërgojë trupa në Ukrainë. Titulli i kreut të forcave të armatosura është një nder për presidentin, tha Le Pen në një intervistë, duke lënë të kuptohet se këto vendime nuk janë në duart e Emmanuel Macron-it, madje as vetëm atij.
Ajo shtoi se Jordan Bardela, kryeministri që do të drejtojë një qeveri të ardhshme të RN, “nuk ka ndërmend të grindet me presidentin, por ai ka vijat e tij të kuqe, presidenti nuk do të jetë në gjendje të dërgojë trupa.”
Sondazhet përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës (raundi i dytë do të zhvillohet më 7 korrik) tregojnë se Alarm Kombëtar mbledh 36%, përqindje që nuk e lejon atë të ketë shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare.
Le Pen, megjithatë, tha se Macron, në rast të fitores së RN, do të detyrohet t’i japë urdhrin për formimin e qeverisë partisë. Në këtë rast, Franca do të përjetojë të paktën deri në vitin 2027 një periudhë bashkëjetese, pra një president dhe një kryeministër nga fraksione të ndryshme. Tradicionalisht, siç vëren BBC, presidenti i Francës luan një rol qendror në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të vendit.
Emmanuel Macron është një nga liderët evropianë që është hapur dhe plotësisht në favor të Ukrainës. Ai nuk e ka përjashtuar as mundësinë e dërgimit të trupave franceze në Ukrainë “nëse Rusia vendos të shkojë më tej”./ZËRI
Burimi