Pamje tmerri pas sulmit rus në spitalin e fëmijëve, më shumë se 36 të vrarë
Pamje nga vendi i ngjarjes
Breshëria e sulmeve me raketa të nisura nga Rusia kundër Ukrainës këtë të hënë shkaktoi një tragjedi të rëndë pasi u godit spitali më i madh pediatrik në vend, Ohmadi, me vendndodhje në Kiev. Gjithsej 36 persona humbën jetën dhe 150 të tjerë u plagosën.
Sulmi ndodhi në orët e para të së hënës, kur më shumë se 40 raketa ruse, sipas një deklarate të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, goditën spitalin e fëmijëve në Kiev, ku të paktën 20 fëmijë me kancer po trajtoheshin në kohën e sulmit.
Ndërkohë, pak minuta më vonë, ndodhi një tjetër shpërthim, me autoritetet komunale që njoftuan se një spital i dytë ishte goditur gjithashtu, duke vrarë të paktën shtatë persona, në rrethin Dnipro të Kievit. Ndërkohë, në qytetin Kryvyi Rih në Ukrainën qendrore, sulmet ruse në të njëjtën ditë vranë të paktën 10 persona, sipas kreut të komandës ushtarake atje, raporton BBC.
Volodymyr Zelenskyy i premtoi Rusisë hakmarrje të menjëhershme për sulmin në spitalin e fëmijëve në Kiev, ndërsa njoftoi takimin e tij të ardhshëm me OKB-në. Kievi e quajti sulmin ” më të rëndë ” gjatë luftës./ZËRI
Burimi