Opozita protestë kombëtare më 12 Korrik
Foto ilustruese
TIRANË- Opozita i rikthehet protestave para Kryeministrisë. Në mbledhjen e Kryesisë të zhvilluar këtë të hënë është vendosur që protesta e radhës të mbahet më datë 12 Korrik, në orën 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë podiumi do të vendoset përballë Kryeministrisë. Ora 20:00 mendohet se është lënë për shkak të temperaturave të larta, gjatë drekës dhe pasdites.
Në mbledhjen e Kryesisë, mori pjesë online dhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit bëri thirrje për bashkimin e demokratëve dhe i ftoi që të kthehen në shtëpinë e tyre. Ndërkohë dha dhe porositë dhe anëtarët e Kryesisë, që sipas tij, duhet të mirëpresin të kthyerit.
Kjo protestë do e rikthejë opozitën sërish para Kryeministrisë pas disa protestave të zhvilluara përpara Kuvendit apo dhe përpara Bashkisë së Tiranës. Kryedemokrati, Sali Berisha ka bërë vazhdimisht thirrje për zgjedhje të reja dhe qeveri teknike./ZËRI
Burimi