NYT: Biden dorë mund të heqë dorë nga gara presidenciale! Shtëpia e Bardhë: Pretendim i rremë

NYT: Biden dorë mund të heqë dorë nga gara presidenciale! Shtëpia e Bardhë: Pretendim i rremë

Joe Biden

Edhe vetë Joe Biden thuhet se po kritikon fort performancën e tij katastrofike në debatin e së enjtes së kaluar me Donald Trump, ndërsa New York Times raporton se presidenti i SHBA i tha një aleati kryesor se ai e di se mund të mos jetë në gjendje të shpëtojë kandidaturën e tij nëse dështon, për të bindur publikun në ditët në vijim se ai është i përshtatshëm për postin.
Presidenti, tha aleati i tij kryesor, është ende i përkushtuar ndaj betejës së tij për rizgjedhje. Megjithatë, ai e kupton se paraqitjet e ardhshme përpara fundjavës janë vendimtare dhe duhet të shkojnë mirë. Programi i tij përfshin një intervistë me George Stephanopoulos të ABC News të premten, si dhe ndalesa të fushatës në Pensilvani dhe ëisconsin.
“Ai e di se nëse do të ketë edhe dy paraqitje të tjera të tilla, ne do të jemi në një vend tjetër deri në fund të fundjavës”, tha aleati i tij, i cili foli në kushte anonimiteti, për New York Times.
Por një pretendim të tillë, Shtëpia e Bardhë e quan të pavërtetë. Në një reagim zyrtar, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates shprehet se shkrimi i New York Times është i bazuar absolutisht në të pretendime të rreme. 
“Ky pretendim është absolutisht i rremë”, shkruan ai./ZËRI
Burimi