
Nvidia: Robotët do të përhapen në mbarë botën në më pak se 5 vjet
Foto ilustruese
SHBA- CEO i Nvidia, Jensen Huang parashikon se përdorimi masiv i robotëve humanoidë në industri është një çështje vitesh; madje ka dhënë edhe afatin e 5 viteve. Duke folur në konferencën vjetore të kompanisë në San Jose, Kaliforni, përpara një stadiumi të mbushur plot, kreu i kompanisë gati trilion dollarësh prezantoi mjete të reja softuerike që do të lejojnë robotët humanoidë të lëvizin dhe të ndërveprojnë me botën në mënyrë më efektive.
Në një diskutim me gazetarët pas fjalës së tij, Huang tha se përhapja e robotëve humanoidë do të fillojë nga sektori industrial.
“Unë mendoj se robotët do të shkojnë së pari në fabrika. Arsyeja është se aty ambienti është më i kontrolluar dhe detyrat janë më të përcaktuara qartë,”- tha ai.
Kur u pyet se cilat do të jenë shenjat që Inteligjenca Artificiale (AI) është bërë me të vërtetë e kudogjendur, Huang u përgjigj: Kur shihni robotë humanoidë që ecin kudo. Dhe ky nuk është një skenar i largët, do ndodhë për vetëm disa vite.
Nvidia është kompania lider e AI dhe robotikës./ZËRI
Burimi