Numërohen 88% e votave! Kryeson LVV, rezultatet e deritanishme për partitë e tjera

Numërohen 88% e votave! Kryeson LVV, rezultatet e deritanishme për partitë e tjera

Kandidatët për Kryeministër

KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pavarësisht problematikave që ka shfaqur pëgjatë mbrëmjes së diel dhe gjatë orëve të para të mëngjesit me sistemin elektronik dhe tabelat e rezultateve, ka vijuar numërimin e votave dhe shpalljen e shifrave zyrtare. Sipas të dhënave, deri në orën 06:04 janë procesuar 88.04% e vendvotimeve.

GRAFIKU

Deri më tani janë numëruar 2230 vendvotime nga 2533 në total. Sipas rezultateve që jep KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet prin me 41.29%. të votave. Në vend të dytë vjen Partia Demokratike e Kosovës me 21.8%, ndërsa e treta është LDK me 17.7 %.  AAK dhe Nisma kanë marrë 7.68%  të votave nga qytetarët e Kosovës.

Votimi nisi në orën 07:00 të mëngjesit së sotëm, 9 shkurt, dhe u mbyll në orën 19:00. Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente