Nuk ndodhte prej 100 vitesh, temperatura në Moskë i kalon 32 gradë Celsius

Nuk ndodhte prej 100 vitesh, temperatura në Moskë i kalon 32 gradë Celsius

Qytetarët freskohen

Moska dhe periferitë e saj janë përballur me një valë të nxehti që nga fillimi i javës, me kryeqytetin rus që thyen të paktën një rekord të temperaturës 100-vjeçare për fillimin e korrikut. Termometri shënoi 32,5 gradë Celsius në Moskë këtë të mërkurë, duke tejkaluar me 0,3 gradë rekordin e vendosur për 3 korrikun, i cili daton në vitin 1917, sipas Roman Vilfant, drejtor shkencor i Qendrës Meteorologjike të Rusisë.
Rekordi ditor u thye gjithashtu të martën, me një temperaturë që tejkaloi rekordin prej 32 gradë Celsius, i cili u vendos në vitin 1890, shtoi zyrtari. Temperaturat e larta të pazakonta priten deri të premten, “më të larta me 7 gradë ose më shumë se normat klimatike”, tha Qendra Meteorologjike Ruse në faqen e saj të internetit.
Vala e të nxehtit prek rajonin më të madh të Moskës, në një rreze prej 200 kilometrash rreth kryeqytetit, si dhe rajonet më në jug, Kursk, Belgorod dhe Voronezh, sipas të njëjtit burim./ZËRI
Burimi