“Nuk kam lidhje me vrasjen”, Bode akuza policisë: Nuk jam dorëzuar se nuk kisha besim, do sjellë dëshmitarë…

“Nuk kam lidhje me vrasjen”, Bode akuza policisë: Nuk jam dorëzuar se nuk kisha besim, do sjellë dëshmitarë…

Andrew Bode

TIRANË- Në seacën ku u njoh me masën e sigurisë ‘arrest me burg’, dy ditë pas arrestimit të tij në Memaliaj, Andrew Bode ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, në dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës.
Bode ka pretenduar në Gjykatë se nuk ka lidhje me vrasjen e Papës, dhe për këtë sipas tij, do të sjellë dëshmitarë në seancat e radhës. 45-vjeçari ka hedhur akuza dhe në drejtim të policisë, për të cilën tha se do të bëjë kallëzim penal.
Po ashtu ai tha se drejtuesit e policisë, sipas tij, merrnin indikacione nga Dubai, duke iu referuar konflikteve mes grupeve në Shqipëri.
‘Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Edmond Papës, dhe për këtë do të sjell dëshmitarë në Gjykatë. Nuk jam dorëzuar s’e skam pasur besim te policia! Do bëj kallëzim ndaj tyre. Nuk jam larguar kam qenë në Shqipëri!!’, tha thënë Bode në gjykatë.

45-vjeçari u arrestua në një operacion ku morën pjesë edhe forcat RENEA, së bashku me Julian dhe Adriatik Kalemin.
Bashkë me të u arrestuan edhe Julian Kalemi, i cili kishte strehuar në banesë Boden, si dhe Adriatik Kalemi alias Andrea Kalemi, të cilit iu gjet në banesë një arsenal armësh.
Edmond Papa, biznesmen nga Fieri me banim në Sarandë, u ekzekutua në Selitë në Tiranë, më 16 dhjetor 2022. Për vrasjen e tij u arrestua Albano Velo, ndërsa Bode ishte shpallur në kërkim. Ky i fundit akuzohet se është edhe personi që ekzekutoi Papën. /ZËRI 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente