“Nuk kam konflikte me askënd”, zbardhet dëshmia e 45-vjeçarit që u plagos në “Don Bosko”: Jam i papunë!

“Nuk kam konflikte me askënd”, zbardhet dëshmia e 45-vjeçarit që u plagos në “Don Bosko”: Jam i papunë!

Renaldo Metushi dhe Kastriot Elezi në spital

TIRANË- Kastriot Elezi, i cili u plagos një dite më parë teksa po pinte kafe në “Don Bosko”, nga persona të paidentifikuar, ka dëshmuar se nuk ka konflikte me askënd. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka thënë se ishte duke pirë kafe me Renaldon, si çdo ditë dhe nuk i pa autorët. Më tej ai shtoi se është i papunë dhe del çdo ditë pa frikë nga shtëpia.
“Po pija kafe poshtë shtëpisë me Renaldon, sikurse bëj pothuajse çdo ditë. Nuk kam asnjë angazhim në ditën time, sepse jam i papunë. Autorët nuk i pashë, nuk di të them kush më ka qëlluar, sepse unë nuk kam konflikte me askënd dhe nuk ruhem. Dal çdo ditë në kafe dhe në rrugë”, tha ai.
45-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i dënuar më parë në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe pasi ka mbaruar dënimin, është rikthyer në Shqipëri.
Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Renaldo Metushi. Aktualisht, policia po ekzaminon makinën e dyshuar të autorëve, që u gjet e djegur, në zonën e Kamzës, si dhe pistoletën me silenciator për të gjetur të dhëna për autorët. Po ashtu, po kqyren kamerat e sigurisë, që kanë kapur të gjithë ngjarjen. /ZËRI
Burimi