“Një mundësi e dytë”, KLGJ miraton rregullat, emigrantët e refuzuar të ankimojnë në gjykatë

“Një mundësi e dytë”, KLGJ miraton rregullat, emigrantët e refuzuar të ankimojnë në gjykatë

Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar rregullat e ankimimit të emigrantëve shqiptarë që iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit. KLGJ njofton se 48 mijë emigrantëve që iu është refuzuar kërkesa, kanë sërish mundësinë të depozitojnë një ankesë për t’u regjistruar në zgjedhje.
KLGJ ka vënë në dispozicion adresën e emailit [email protected] ku mund të paraqiten ankesat. Komisioni Rregullator i kërkoi kryekomisionerit Ilirjan Celibashit të miratojë një udhëzues të përbashkët me KLGJ që do të shërbejë për të ndihmuar emigrantët shqiptarë. Po ashtu edhe KLGJ e miratoi kërkesën e ‘Rregullatorit’ dhe do të bashkëpunojë me Komisionin Qendror Zgjedhor. Ndërsa, rregullat e zgjidhjes së ankesave të depozituara janë miratuar më 6 mars nga KLGJ.
Në adresën e emailit e [email protected] emigrantët mund të paraqesin ankesën, ndërsa trupa do të duhet ti japë zgjidhje brenda 48 orëve. Përgjegjësia për këto raste i është ngarkuar trupës së Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ku në rast pranimi të kërkesës ndryshimi do të pasqyrohet në listën e votuesve nga jashtë dhe publikohet në faqen e KLGJ. Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme Komisioni Rregullator miratoi vendosjen e kamerave në qendrat e numërimit për të monitoruar në kohe reale proceson e votimit.
Janë 245,975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Ndërsa u është refuzuar kërkesa për 48,180 për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë. Në mesnatën e 4 marsit u mbyll aplikimi online në platforën PER. Për herë të parë, emigrantët do të votojnë me postë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 majit. Komisioni Rregullator pranë KQZ-së rrëzoi me shumicë votash kërkesën për të shtyrë me 5 ditë afatin për aplikimin dhe regjistrimin e shtetasve që do të votojnë nga jashtë vendit./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente