Një ditë pas kërcënimit nga Selmani, Duka shfaqet i qetë në stadiumin e Durrësit

Një ditë pas kërcënimit nga Selmani, Duka shfaqet i qetë në stadiumin e Durrësit

Armand Duka

DURRËS- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shfaqur i qetë vetëm një ditë pasi kreu i klubit “Iliria”, Nazmi Selmani i shkoi në banesë për ta kërcënuar bashkë me gjashtë persona të tjerë. Një ditë pas ngjarjes, Duka është pozicionuar në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës për të ndjekur ndeshjen e raundit të tretë të Superligës me Teutës dhe Partizanit.
Çfarë ndodhi?
Kreu i klubit “Iliria” të Fushë Krujës, Nazmi Selmani, është vënë në pranga bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person pasi akuzohen se kanë kërcënuar Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Konflikti mes tyre ka ardhur pasi Selmani ka kërkuar që Duka t’i një nga djemtë në kombëtare. Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, që aktualisht është i angazhuar si portier në ekipin e Tiranës.
Mosrealizimi i dëshirës nga ana e Dukës, ka bërë që Nazmi Selmani të nisë mesazhe kërcënuese kundrejt Presidentit të FSHF-së. Më pas bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person i kanë shkuar në banesë. Pas denoncimit, autoritetet kanë vënë në pranga: Nazmi Selmani, President i klubit “Iliria”, Redian Loci, Petrit Selmani si dhe dy djemtë e Presidentit të klubit “Iliria” që janë futbollistë në të njëjtin ekip, Brajan Selmani 20 vjeç dhe Santiago Selmani 22 vjeç. Dy të tjerët, Adolf Selmani 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë. 

 
Burimi