
Nis protesta! Opozita kundërshton mbylljen e Tik Tok

Protesta
TIRANË– Ka nisur protesta për mbylljen e rrjetit social “Tik Tok” në Shqipëri. Në shesh bashkë me protestuesit ka zbritur edhe vetë kryedemokrati Sali Berisha dhe një sërë deputetësh të Partisë Demokratike, përmendim këtu Agron Gjekmarkajn, Elda Hotin, etj.
Partia Demokratike ka kërkuar dy orë leje për protestën, ecila do të mbahet para godinës së kryeministrisë, konkretisht nga ora 19:00 deri në orën 21:00.
Ndërkohë policia ka bërë gati edhe planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ku do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre. Në terren do të jenë rreth 1 200 efektivë. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, nëse do të duhet ndërhyrja e tyre. Ndërsa punonjës të Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje institucionet e rëndësisë veçantë.
Mbajtja e protestës erdhi pasi qeveria lajmëroi se do të mbyllë ‘Tik Tok” për 1 vit në vendin tonë.