Ngatërresa me Altin Avdylajn, kush është në të vërtetë “Niçja i Shijakut”

Ngatërresa me Altin Avdylajn, kush është në të vërtetë “Niçja i Shijakut”

Altin dhe Astrit Avdylaj

TIRANË- Arrestimi i Astrit Avdylajt, pas zbardhjes së përgjimeve që zbuluan përfshirjen e tij në atentatet e planifikuara për tentativat e vrasjeve kundrejt Durim Bamit, është shoqëruar me një ngatërresë në raportim. Kudo në ‘flash’-e apo raportime të mediave online, lexohej “arrestohet Niçja i Shijakut”, por në fakt nuk ishte kështu. “Niçja i Shijakut” është Altin Avdylaj, që gjithashtu është në kërkim për të njëjtën dosje.
Emrat e Avdylajve dolën në momentin e publikimit të përgjimeve të dosjes “339” që tregonin hapur pazaret për shitblerjen e votave dhe përfshirjen e lidhjet e grupeve kriminale me politikanët.
Në një nga bisedat e zbardhura, lexohen mesazhe të shkëmbyer mes Astrit Avdylajt, Altin Avdylajt dhe ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
ZËRI ju sjell më poshtë një nga bisedat e zbardhura, ku shihet dhe ndryshimi mes Astritit dhe Altinit. Bëhet fjalë për një bisedë të shkëmbyer mes një personi dhe Altin Avdylajt, të cilin e pyet se ku ndodhet Astriti. Nëse Astriti do të ishte Niçja, përmbajtja e bisedës do të zhvillohej ndryshe.

Biseda
Burimi