Nga sporti, thashethemet te ngjyra e preferuar, Meta: Jam njëlloj si të rinjtë. Jeshilja më shkon!

Nga sporti, thashethemet te ngjyra e preferuar, Meta: Jam njëlloj si të rinjtë. Jeshilja më shkon!

Ilir Meta

TIRANË-Presidenti i Partisë Ilir Meta, i cili prej disa ditësh ndodhet në kampin e Jalës, është bërë pjesë e trendit për të bërë podcast. Ndryeshe nga herët e tjera kreu i PL-së u është përgjigjur disa pyetjeve personale, ku ka treguar detaje nga jeta e tij sportive, ngjyra e preferuar e deri tek thashethemet më qesharake që ka dëgjuar për veten. Meta ka treguar se është i lumtur të jetë mes të rinjëve në të gjitha garat sportive. Sa i përket ngjyrës kreu i PL u shpreh se ngjyra jeshile i shkon më shumë dhe e vesh shpesh. Sipas tij jeshilja përfaqëson natyrën dhe jetën. 
Pyetje: Të gjithë kemi parë se sa aktiv keni qenë nëpër aktivitetet e zhvilluara në kamp. Keni qenë dje pjesë e kampionatit të volejbollit, sot do të jeni gjithashtu pjesë në konkursin e notit.Apo sfidoni të rinjtë?
Ilir Meta: Në asnjë mënyrë, e gjithë jeta është një garë, dhe njeriu në rradhë të parë garën e ka me vetveten, për tu përmirësuar vazhdimisht. Së dyti, shpirti garës është shumë i rëndësishëm për tu zhvilluar sidomos tek të rinjtë. Ata duhet të kenë objektiva, ata duhet të kenë ambicie, ata duhet të kenë qëllime. Dhe kaq nuk mjafton. Ata duhet të përgatiten, për ti arritur ato në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Dhe unë, jam shumë i lumtur që të jem vazhdimisht midis tyre, në të gjitha garat, përfshi edhe ping pongun. Që është një sport që e dua shumë.
Pyetje: Për të kaluar tani në disa pyetje pak më personale, dhe I kampit, dhe i rinisë. Cili është thashethemi më qesharak, që keni dëgjuar për veten tuaj, gjatë karrierës politike?
Ilir Meta: Unë dëgjoj për ditë gjëra qesharake, dhe nuk më bën më asgjë përshtypje, për arsye se unë jam këtu dhe pas 30 vitesh. Dhe jam, në një raport shumë të barabartë me të gjithë. Me të rinjtë siç e shikoni ju, me të gjithë qytetarët këtu, kudo ku unë jam në Shqipëri. Edhe kur isha në detyrën e Presidentit i shmangia bodygardet, dilja me biçikletë në plazh, apo kudo. Që kështu, këto thashetheme nuk më bëjnë përshtypje, sepse prej 20 e ca vitesh është një makineri e tërë që për ditë ka prodhuar shpifje, dhe thashetheme. Në pamundësi për të luftuar idetë e mia politike, vizionin tim politik dhe në pamundësi për të sfiduar qëllimet e mia politike. Unë kurrë nuk I jam shmangur një studio, kurrë nuk I jam shamngur një debate, kurrë nuk I jam shamngur një ballafaqimi. Dhe thashethemi më qesharak që kam dëgjuar kur unë isha në Austri për të bërë disa analiza, dhe kur ndodhi arrestimi I turpshëm I Jamarbër Malltezit, në aeroport. Dhe kur ndodhi ajo akuza qesharake dhe e turpshme kundër ish kryeministrit Berisha, liderit të PD. Që unë, kisha kërkuar strehim në Austri, apo në Hungari. Kjo ishte një gjë shumë qesharake, akoma sikurse ishte më shumë qesharake këshillat e disa pseudo miqve, që ishte mirë që unë disa kohë të rrija jashtë shtetit. Këto janë gjëra shumë argëtuese për mua. Meqenëse doni diçka qesharake, ka akoma gjëra më qesharake se kaq.
Pyetje: Të qëndrojmë pak tek ngjyrat, për të shuar kuriozitetin e të gjithëve. Ngjyra juaj e preferuar jeshile është prej Celtikut, apo thjesht sepse ju shkon?
Ilir Meta: Nuk mund të them që është ngjyra që më pëlqen më shumë, sepse këtë nuk e gjykoj dot unë, po e gjykon dikush që më shikon mua. Dhe jo më kot, e praktikoj, pavarësisht se marr shpesh sms, boll se na çmende me këto këmishat jeshile, me këtë ngjyrën jeshile. Por, unë e dua shumë, është ngjyra e natyrës, është njgyra e gjelbërimit. Është ngjyra e ripërtëritjes, është ngjyra e jetës do të thoja unë. Dhe njëkohësisht, është edhe ngjyra e Celtik. Që kështu, edhe kjo është. Një ditë po bëja një ecje nga liqeni, kaloi një zonjë, dhe kishte veshur një fustan jeshile me të bardha, kombinim perfekt I jeshiles me të bardhën. Dhe më përshëndeti përzermësisht, dhe unë e përshëndeta. Dhe I thashë komplimente për këto njgyra që ju keni zgjedhur. Unë jam tifoz me Celtikun I thashë, e di tha, po unë jam me Manchester Cityn.Mos e ndrysho ekipin i thashë, por faleminderit për ngjyrat.
Burimi